Bota

Shtohen rastet e reja në Greqi, autoritetet bëjnë paralajmrimin: Mund të kthehen përsëri kufizimet  

9 Qershor 2020, 19:10 Nga DOSJA
Shtohen rastet e reja në Greqi, autoritetet bëjnë paralajmrimin:

GREQI- Greqia ka raportuar 97 raste  të reja gjatë 4 ditëve të fundit, duke shënuar kështu dhe numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 pas lehtësimit të  masave të kufizuese.

Ndërkohë duke marrë parasysh rritjen e të infektuarve autoritetet njoftuan se virusi nuk është zhdukur, por thjeshtë është dobësuar kështu që u kanë bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat parandaluese.

“ Të gjithë ata që mendojnë se e kishim hequr qafe virusin gabojnë. Ai është dobësuar por kjo nuk nënkupton se ka ikur. Mbrojtja civile u bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën, të zbatojnë rregullat e higjienës dhe distancimit social”, deklaroi kreu i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.

Ndërsa zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, paralajmëroi se do të rikthenin kufizimet në rajonet që shkelin rregullat.

Deri më tani, Greqia e ka menaxhuar me sukses krizën shëndetësore dhe që prej zbulimit të rasteve të para në 26 shkurt, ka regjistruar 3048 të prekur dhe 182 vdekje nga COVID-19.

Burimi:naftemporiki.gr

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll