Bota

Pasojat e COVID-19/ OKB paralajmëron për krizë ushqimore në Korenë e Veriut, i bën thirrje Kinës: Duhet të..

9 Qershor 2020, 17:01 Nga DOSJA
Pasojat e COVID-19/ OKB paralajmëron për krizë ushqimore në

KORE E VERIUT– OKB-së ditën e sotme ka bërë të ditur se si pasojë e koronavirusit familjet në Kore të veriut po vuajnë nga mungesa e ushqimit. Sipas OKB-së mungesa e ushqimit në Korë ka ardhur  për shkak të mbylljes së kufirit me Kinën, deklaroi eksperti i OKB-së për të drejtat e njeriut i ngarkuar me monitorimin e vendit.

“Familjet po hanë vetëm dy vakte në ditë, ndërsa të tjerë hanë vetëm misër dhe disa po vdesin nga uria”, theksoi raportuesi i OKB-së për Korenë e Veriut, Tomas Ojea Quintana.

Po ashtu ai ka raportuar se është regjistruar rritje e numrit të të pastrehëve, përfshirë edhe  fëmijët e sakaqë i ka kërkuar qeverisë kineze ndajë fonde shtetërore për ushqimin dhe të lejojë shpërndarjen e ndihmave humanitare

“Perspektivat e një thellimi të mëtejshëm të mungesës së ushqimit dhe pasigurisë së përhapur të ushqimit janë alarmante”, deklaroi Ojea.

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kore e veriut okb kore e veriut okb

Sondazh

Poll