Bota

Vijon përhapja e COVID-19 në Kosovë, konfirmohen dhe 6 raste të tjera

9 Qershor 2020, 18:38 Nga DOSJA
Vijon përhapja e COVID-19 në Kosovë, konfirmohen dhe 6 raste

KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar sot se në Kosovës janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19. Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, janë testuar gjithsej 294 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe 6 prej tyre janë konfirmuar.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 3 raste dhe me nga 1 rast vendbanimet: Mamushë, Vushtrri dhe Gjilan.

Nga data 08 shkurt deri më 09 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 17.199 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.269 raste.

Gjithësej ka pasur 31 raste yë pacinetëve që kanë humbur jetën, pasi kanë pasur  sëmundje të tjera shoqëruese.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll