Bota

Shpërthen koronavirusi në Indi, alarmohen autoritetet: Numri i të infektuarve pritet të shkojë deri në 550 mijë

9 Qershor 2020, 16:38 Nga DOSJA
Shpërthen koronavirusi në Indi, alarmohen autoritetet: Numri i të

INDI– India është vendi i gjashtë në botë më i prekur nga koronavirusi dhe sipas mediave të huaja situata pritet të përkeqësohet.

Autoritetet e Menaxhimit të Fatkeqësive në Delhi ka njoftuar ditën e sotme se  numri i rasteve të konfirmuara në vend po dyfishohet dhe se kryeqyteti duhet të përgatitet për të paktën 550,000 raste deri më 31 korrik.

“Në do të na duhen të paktën 80,000 shtretër shtesë në spitale,” njoftoi Manish Sisodia pas mbledhjes që pati me Autoritetin e Menaxhimit të Fatkeqësive.

Mbledhja u bë të martën ku u diskutua rreth situatës së Covid-19 në kryeqytetin e Indisë. Sipas asaj që njoftoi ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 29,943 raste të reja me koronavirus dhe 874 viktima.

Kështu që nga fillimi i pandemisë deri më tani  nga India ka regjistruar 268,139 persona të infektuar dhe 7,487 të vdekur.

Burimi: economictimes.indiatimes

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne indi koronavirusi ne indi

Sondazh

Poll