Bota

Moti i keq në veri të Italisë/ Imazhet pas përmbytjeve në Piemonte, shtëpi e makina të zhytyra në ujë

9 Qershor 2020, 08:18 Nga DOSJA

ITALI– Në  veri të Italisë moti  ka qenë i paqëndrueshëm prej disa ditësh, duke bërë që reshjet masive të shiut të shkaktojnë dëme të mëdha në banesa.

Mediat vendase kanë shkruar se gjatë mbrëmjes së të hënës, reshje të mëdha shiu kanë përmbytur Piemonten, duke krijuar probleme serioze për banorët. Ndërsa në lindje të Torinos është raportuar një gjendje më e rëndë, ku deri më tani është ndër  zonat më të prekura nga stuhitë dhe shiu i rrëmbyeshëm i ditës së djeshme.

Nga fotot e publikuara në mediat e shtetit fqinj, shihet që kati i parë i një banese thuajse është mbuluar i gjithi nga uji.

Për shkak të kësaj gjendje disa familje janë izoluar në shtëpi, ndërsa shumë pesona të tjerë janë  evakuuar nga shtëpitë e tyre. Imazhet që vijnë nga qyteti që ndodhet vetëm 8 km larg Torinos, janë vetëm shtëpi të zhytura në ujë dhe baltë,  makina që lundrojnë mbi ujë si edhe rrëshqitje të tokës.

Për fat të mirë, për momentin nuk ka viktima ose qytetarë të plagosur. Ndërkohë, parashikimi i stuhive në orët e ardhshme është shqetësuese, pasi pritet që moti të jetë ende si një natë më parë.

Gjithashtu si shkak i motit të keq, në Pino Torinese një pjesë e rrugës provinciale u rrëzua gjatë natës, duke mos lejuar që makinat të qarkullonin normalisht, e më pas trafiku është devijuar.

Burimi: Inmeteo

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota itali piemonte reshje shiu ne veri te italise itali piemonte reshje shiu ne veri te italise

Sondazh

Poll