Bota

Mbyllen tre kopshte në Prishtinë, rezultojnë të infektuar disa fëmijë

9 Qershor 2020, 07:01 Nga DOSJA
Mbyllen tre kopshte në Prishtinë, rezultojnë të infektuar

Kosovë– Tre kopshte janë mbyllur në Prishtinë, pasi kanë rezultuar disa fëmijë të infektuar. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahemti.

Sipas Ahmetit  dy fëmijë kanë rezultuar pozitivë në një kopësht. Ndërkohë një nga kopshtet është mbyllur,  pasi bashkëshorti i një edukatoreje është prekur nga virusi.

“Për shkak të kujdesit ne kemi vendosur t’i mbyllim këto kopshte, t’i dezinfektojmë. Nesër do të testohen të gjithë fëmijët e atyre dy klasave për të parë a ka pasur ngjitje të virusit më tutje. Jemi duke punuar, ku janë kontaktet e tyre në mënyrë që të kufizojmë shpërndarjen e virusit”, tha Ahmeti.  Kryetari i Prishtinës ka thënë më tej se tani për tani nuk do të ketë rikthim të menjëhershëm të masave të izolimit.

Kosova është ende në luftë me COVID-19. Ndërkohë janë infektuar mbi 1263 dhe janë shënuar 31 viktima.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove mbyllen kopshtet në prishtinë koronavirusi ne kosove mbyllen kopshtet në prishtinë

Sondazh

Poll