Bota

COVID-19/ 7.2 milionë të infektuar në të gjithë globin, rritet ndjeshëm numri viktimave në SHBA dhe Meksikë (SHIFRAT)

9 Qershor 2020, 06:38 Nga DOSJA
COVID-19/ 7.2 milionë të infektuar në të gjithë globin,

COVID-19 ende është një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 7,200,739 persona. Ndërkohë 408,767 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19  e kanë fituar 3,537,829 qytetarë.  Amerika është një nga vendet më të prekua. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,026,597 të infektuar dhe janë shënuar 113,061 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Së fundmi janë konfirmuar 1,118 raste të reja dhe kanë humbur jetën 7,473 pacientë. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë, pasi  së fundmi janë konfirmuar 2,999 raste të reja. Numri i viktimave në këtë shtetet ka shkuar në 14,053.

 

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 33,964 viktima dhe në Francë 29,209. Sakaq në Spanjë  kanë humbur 27,136 qytetarë.  Virusi nuk është larguar as nga Shqipëria. Në vendin tonë janë infektuar 1263 persona dhe betejtën me virusin e kanë humbur 33 pacientë.

Një ditë më parë Organizata Botërore e Shëndetit u bëri thirrje shteteve të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë globale Covid-19. Drejtori i OBSH-së, Mike Ryan tha se numri i të infektuarve në Amerikën Qendrore vazhdon të rritet dhe kjo sipas tij është një situatë emergjente.

Burimi: www.worldometers.info/coronavirus/

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne bote koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll