Politike

“Zgjedhorja”/ Bylykbashi: Jam kurioz të shoh se kush do jetë ai deputet që do ngrejë kartonin kundër

9 Qershor 2020, 05:48 Nga DOSJA
“Zgjedhorja”/ Bylykbashi: Jam kurioz të shoh se kush do

Tiranë- Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka deklaruar në emisionin “Opinon” se është kurizo të shoh se kush deputet do të votojë kundër marrëveshjes. Bylykbashi tha se dakordësia mes palëvë në marrëveshjen zgjedhore ka qenë vetëm për administrimin zgjedhor.

 

“KQZ nuk do të jetë më çeta partizane e PS. Kjo dakordësi ishte për kaq. Në momentin kur do të mbyllet, e gjithë kjo paketë që do të marr bekimin e partnerëve ndërkombëtarë që na ndihmuan në arritjen e kësaj dakordësie. Dhe kjo nuk është vetëm për interesin e shqiptarëve, por edhe për integrimin europian. Jam kurioz të shoh kush do të jetë ai deputet që do të ngrejë kartonin kundër këtij vendimi të rëndësishëm”, tha Bylykbashi.

Ky reagim i tij vjen pasi ditën e premte të javës së kaluar palët politike arritën marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, që ishte një kusht për vijimin e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Maxhoranca dhe opozita ranë dakrod për identifikim biometrik 100%, që nuk do prekinin administratën zgjedhore, për kuotat gjinore, financimin e partive dhe kohën kur do mbahen zgjedhjet. Marrëveshja erdhi pas një jave të ngjeshur me negociata, ku në lojë u përfshinë dhe ndërkombëtarët.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike konsensusi per reformen zgjedhore oerd bylybashi konsensusi per reformen zgjedhore oerd bylybashi

Sondazh

Poll