Politike

‘Përçahet’ opozita parlamentare, Murrizi debat me Maliqin: Po të them hajde dil jashtë, do dalësh?

8 Qershor 2020, 20:56 Nga DOSJA
‘Përçahet’ opozita parlamentare, Murrizi debat me

TIRANË- Deputetët e opozitës së re, Lefter Maliqi dhe Myslim Murrizi janë përplasur sot më njeri-tjetrin për Reformën Zgjedhore. I ftuar në Syri Tv, Maliqi tha kryeministri Edi Rama i ka edhe votat e opozitës së re për të kaluar marrëveshjen për reformën zgjedhore në parlament, por Murrizi tha se në Kuvend nëse ftohet për të dalë jaashtë gjatë votimit, a do dalë apo jo.  

DEBATI

Maliqi: Një pjesë e deputetëve të PD dhe LSI do të votojnë marrëveshjen.

Murrizi: Po të them hajde dil jashtë, do dalësh?

Maliqi: Jo, kjo është thirrje e Ramës. Ai do të bëjë të gjithë pisllëqet e tij që kjo marrëveshje të mos votohet. Rama çfarë do që të bëjë tani, nuk fiton dot përballë Opozitës së Bashkuar. Edhe në 2017, nëse LSI do të ishte me PD, Rama nuk do të fitonte kurrë. Nuk dua të mbroj LSI, megjithëse jam edhe themelues i asaj force politike…

Murrizi: Po ti këtë thuaj! Ti ia paske hipur të trija partive.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lefter maliqi myslim murrizi opozita parlamentare lefter maliqi myslim murrizi opozita parlamentare

Sondazh

Poll