Aktualitet

“Mbaroi, mund të marrim frymë lehtësisht”/ Vajza e Namik Dokles tregon eksperiencën me COVID-19: Ishte një stërmundim,

9 Qershor 2020, 05:32 Nga DOSJA
“Mbaroi, mund të marrim frymë lehtësisht”/ Vajza e

Tiranë- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle është shprehur se është krenar për vajzën e tij mjeke, Manjola. Në një postim në Facebook ai na ka treguar se vajza e tij nuk po lufton më me COVID-19, pasi spitali “ERBOSA” i Bolonjës, ku Manjola punon si mjeke anesteziste-reanimatore i është kthyer normalitetit dhe nuk ka asnjë të infektuar.  Ai ka publikuar edhe disa fjalë të mjekes, e cila shprehet se tashmë ka mbaruar periudha e vështirë. Kjo e fundit tregon se gjatë këesaj periudhe u përball me çaste trishtimi, ankth dhe me një virus të panjohur.

Reagimi i plotë:

KRENARE PER TY, LOLA! Pas tre muajsh lufte per jete a vdekje me covid19, spitali ERBOSA i Bolonjes, ku punon si mjeke anesteziste-reanimatore edhe ime bije, Manjola, u kthye ne normalitet. Tash nuk ka me asnje te semure me covid. Po sa perpjekje e perkushtim  ofruan mjeket, infermieret dhe gjithe personeli? Ja si e pershkruan Manjola: “Mbaroi… dhe mund te marrim fryme te lehtesuar… mbaroi nje periudhe e mbushur me pune, sfida, frikera, caste trishtimi, stermundimi fizik dhe mendor, ore te pafundme turnesh, duke luftuar kunder nje semundjeje krejtesisht te panjohur per ne.
Ishte gjithashtu nje pervoje e madhe qe na pasuroi ne njohjen e semundjes, e cila ashpersisht nderpreu rrjedhen normale te jetes, ne njohjen e frikerave tona, te kufizimeve e thyeshmerise shpirterore… Ishte krenari te shikoje qe jemi nje grup i
forte, i mbushur me deshiren per te vepruar dhe per t’u qendruar prane te semureve aq delikate, te cilet vuanin ne vetmi. Krenare per koleget e mi!” Edhe ne te gjithe, krenare per ty, Lola!

Foto të mjekes në spitalin e Bolonjës

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet manjola dokle namik dokle manjola dokle namik dokle

Sondazh

Poll