Aktualitet

Itali/ Shkatërrohet grupi mafioz, arrestohen dy furnizuesit shqiptarë, sekuestrohen 55 kg drogë

1 Prill 2019, 11:54 Nga DOSJA
Itali/ Shkatërrohet grupi mafioz, arrestohen dy furnizuesit shqiptarë,

Itali- Nga një operacion antidrogë në Itali janë arrestuar 9 persona, mes tyre 2 shqiptarë. 9 personat u arrestuan pasi Gjykata e Mesinës kishte caktuar  ndaj tyre masë sigurie “arrest me burg” pasi akuzohen për trafik droge nga Shqipëria në Itali.

Sipas politicë të arrestuarit ishin pjesë e një grupi droge, që menaxhonte trafikun e drogës midis Shqipërisë, Emilia Romagna-s, Abruzzo-s, Kalabrisë dhe Messina-s. Hetimet, të koordinuara nga Drejtoria e Departamentit Anti-Mafia të Prokurorisë Publike, gjurmuan anëtarë të grupimit mafioz “Mesina”, të cilët bënin udhëtime në vende të ndryshme me qëllim trafikun e lëndëve narkotike. 

Gjatë operacionit ‘Sfizio’ u kapën 55 kilogramë hashash dhe u arrestuan dy korrierë (R.G. dhe B.M.). Grupi kriminal, i cili kishte bazën e tij në Messina, planifikoi furnizimin e drogës me dy furnizuesit shqiptarë dhe falë ndihmës së korrierëve droga do futej në Itali, në qytetin Peloritan. Por ky aksion i grupit dështoi pasi u pikasën nga policia. 

Droga, pasi të mbërrinte në Messina, më pas hidhej në treg dhe shitej për të rinjtë dhe përdoruesit lokalë. 

Burimi: Ansa.it

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 55 kilogramë droge arrestohet dy shqiptarë në itali grupi kriminal në mesina 55 kilogramë droge arrestohet dy shqiptarë në itali grupi kriminal në mesina

Sondazh

Poll