Aktualitet

Fier/ Iu vuri flakën pyjeve, arrestohet piromani 68-vjeçar në Darëzezë, ironia me mbiemrin

1 Prill 2019, 11:46 Nga DOSJA
Fier/ Iu vuri flakën pyjeve, arrestohet piromani 68-vjeçar në

FIER- Policia e Shtetit ka prangosur një 68-vjeçar si autor të zjarrvënies së pyjeve në Darëzezë të Fierit.

Policia e Shtetit njofton se është arrestuar shtetasi Nazmi Darëzeza, i cili për ironi ka të njëjtin mbiemër si zona ku akuzohet se ka ndezur zjarr.

Mësohet se ai është kapur teksa po ndizte një zjarr dhe është djegur një flakë rreth 500 metra.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin Nazmi Darëzeza, 68 vjeç, banues në Darzezë.

Kush është shkodrani i arrestuar për vrasjen e grekut/ Emri
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e policisë në fshatin Darëzezë, duke ndezur një zjarr dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 500 metra me shkurre e ferra duke rrezikuar edhe pyllin me pisha.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Një zjarr i fuqishëm ka rënë 3 ditë më parë në Darëzezë. Një vatër e vogël u zgjerua me shpejtësi, për shkak të erës së fortë dhe tokës së thatë nga mungesa e shiut. Në zonë, të parët kanë ndërhyrë banorët, e më pas shkuan edhe zjarrfikësit që nisën shuarjen e flakëve.

(f.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet piromani nazmi darezeza zjarret ne darezeze arrestohet piromani nazmi darezeza zjarret ne darezeze

Sondazh

Poll