Sport

VIDEO/Po ushtronte sërf në plazhin Kingscliff, sërfisti sulmohet nga peshkaqeni dhe humb jetën

8 Qershor 2020, 08:53 Nga DOSJA
VIDEO/Po ushtronte sërf në plazhin Kingscliff, sërfisti sulmohet

AUSTRALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi, një person humbi jetën pasi u sulmua nga një peshkaqen ndërsa po bënte sërf në një plazh në Australinë juglindore. I ndjeri rezulton të jetë një burrë 60-vjeçar, që po ushtronte këtë sport në në plazhin Kingscliff në New South Wales.

Sipas medieve australiane, viktima vdiq nga kafshimet e peshkaqenëve, të cilët, sipas disa dëshmitarëve që ishin në zonë, mund të arrinin më shumë se tre metra të gjatë.

Edhe pse sërfistë të tjerë nxituan të jepnin ndihmën e nevojshme të dëmtuarit, duke trembur peshkaqenët, por shërbimet e urgjencës njoftuan vdekjen e tij para se të transferohej në spital.

 

Autoritetet më pas vendosën të mbyllnin plazhin, pasi verifikuan që peshkaqeni ishte ende rreth zonës. Ky është rasti i tretë, me pasojë vdekjen, për shkak të sulmeve të peshkaqenëve në Australi deri më tani, këtë vit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport australi serf serfisti australi serf serfisti

Sondazh

Poll