Politike

Lëkundjet në Thumanë, ish-zv.ministrja e Financave ironizon Ahmetajn: Mos u trembni, vjen tigri

8 Qershor 2020, 10:57 Nga DOSJA
Lëkundjet në Thumanë, ish-zv.ministrja e Financave ironizon

TIRANË– Ish-Zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj, ka ironizuar ministrin e Rindërtimin, Arben Ahmetaj. Duke komentuar lëkundjet e mbrëmjes së djeshme në Thumanë, Beqiraj ka shkruar në Facebook se nuk duhet të shqetësohen, pasi u vjen tigri në ndihmë.

Paska rënë tërmet, mos u trembni! Vjen tigri”, shkruan Beqiraj.

Me epitetin “tigri”, etiketohet ministri i Rindërtimin, Arben Ahmetaj, i cili më parë ka mbajtur postin e Ministrit të Financave.

Në orët e para të ditës së sotme, 4 lëkundje të njëpasnjëshme tronditën Thumanën. Lëkundjet ishin të shkallës 2.1-3.6 ballë. Thumana ishte një nga zonat më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit, ku u shkatërruan dhjetëra banesa, ndërsa në total u regjistruan 51 viktima.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj irena beqiraj lekundjet ne thumane arben ahmetaj irena beqiraj lekundjet ne thumane

Sondazh

Poll

Politike 8 Qershor 2020, 09:26

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka falenderuar Motrat e Shtëpisë “Bijat e Dashurisë Hyjnore”, në Famullinë e Shën Mhillit në Laç, të cilat i shërbejnë ...