Politike

Taulant Balla zbulon se kur do të zhvillohen zgjedhjet lokale dhe parlamentare: Basha synon ta mbajë Xhelal Mziun me gajret

8 Qershor 2020, 10:11 Nga DOSJA
Taulant Balla zbulon se kur do të zhvillohen zgjedhjet lokale dhe

Tiranë- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zbuluar sipas tij se kur do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe lokale në vend. Në një dalje për mediet ai u shpreh se 9 maji 2021 është një datë kuptimplotë për t’u zhvilluar zgjedhjet parlamentare. Ndërsa për zgjedhjet lokale  ai tha se mund të zhvillohen në periudhën 15 prill-15 maj të vitit 2023.

“Zoti Basha nuk di si të mbajë Xhelal Mziun me gajret dhe synon të gënjejë përsëri. Zgjedhjet lokale sipas Kushtetutës duhet të jenë me ndryshimet e reja në kod, më 15 prill-maj 2023. Sa i përket zgjedhjeve në Durrës, Shkodër, Vorë, Rrogozhinë, kjo është një kompetencë e Presidentit që duhej ta kishte ushtruar.  Zgjedhjet paralamentare sipas ndryshimeve të reja zgjedhore janë përafruar, 9 maji 2021, është një datë kuptimplotë për ne, është jo vetëm dita e Europës por dhe dita e fitores mbi fashizmin. Presidenti ta shqyrtojë këtë datë, ne jemi shumë dakord. Mua më vjen mirë që PD u tërhoq nga kërkesat e saj imagjinare”, u shpreh Balla.

Balla foli edhe dy opinionet paraprake të Komisionit të Venecias, për paketën antishpifje dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Ai u shpreh se Presidenti Ilir Meta nuk duhet të komentojë draftet e prapambetura, por duhet të presim ato finale.

Sa i përket propozimit të Ilir Metës për kreun e KLSH-së, Balla se për këtë do të vendosë Komisioni i Ekonomisë. Ai shtoi më tej se për ky Këshilli i Lartë i Shtetit është një institucion i zhytur në kaos.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike tautant balla zgjedhjet lokale zgjedhjet parlamentare tautant balla zgjedhjet lokale zgjedhjet parlamentare

Sondazh

Poll

Politike 8 Qershor 2020, 09:26

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka falenderuar Motrat e Shtëpisë “Bijat e Dashurisë Hyjnore”, në Famullinë e Shën Mhillit në Laç, të cilat i shërbejnë ...