Aktualitet

PAMJE nga ELBASANI/ SARAJET e mbuluara me palma, ja si duket nga jashtë supervila e Ardian Çapjes, PAMJET nga vendi ku plagos

8 Qershor 2020, 14:30 Nga DOSJA
PAMJE nga ELBASANI/ SARAJET e mbuluara me palma, ja si duket nga jashtë

ELBASAN– Dalin pamjet e para nga vilat superluksoze të të plagosurit të sotëm, Ardian Çapja. E siguruar me një portë gri, nga jashtë duket shumë pak pjesë nga banesa, kjo pasi e gjithë shtëpia është e rrethuar me pemë palmash. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, në hapësirën mes dy vilave është vendi ku 55-vjeçari u qëllua me snajper.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur Çapja, i ndodhur në banesën e tij, ka dalë nga vila 3-katëshe, duke kaluar në pjesën e pasme të saj. Por nuk e ka ditur që po vëzhgohej nga një snajper. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë, të cilat kishin blinduar të gjithë territorin.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Krastës në Elbasan. Ardian Çapja, koka e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ka rënë pre për herë të tretë e një atentati, ku është qëlluar me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet.

I plagosur ka ngelur edhe një zjarrfikës i cili ka tentuar të shuajë flakët tek makina e djegur e autorëve, por aty është përballur me shpërthimin e disa fishekëve. Për fat të mirë, efektivi është në gjendje të mirë për jetën. Akoma nuk dihet identiteti i autorëve, por dyshohet se shkak mund të jetë një konflikt për territoret në Elbasan. Ajo që është më kontradiktore në këtë ngjarje është këmbëngulja e familjarëve për të mos pranuar atentatin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja elbasan plagoset ardian capja plagosja ne elbasan ardian capja elbasan plagoset ardian capja plagosja ne elbasan

Sondazh

Poll