Aktualitet

“Për një sezon sa më të sigurt”, Manastirliu: Hapim 28 qendra shëndetësore verore, do bëjnë edhe kontrolle për COVI

8 Qershor 2020, 12:36 Nga DOSJA
“Për një sezon sa më të sigurt”, Manastirliu:

TIRANË -Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, vizitoi sot qendrën e re shëndetësore të rehabilituar të Golemit. Manastirliu bëri me dije se pranë zonave turistike do të hapen 28 qendra shëndetësire verore, për të garantuar një sezon të sigurt.

Hapim si çdo vit 28 qendra shëndetësore përgjatë vijës bregdetare por edhe në zonat turistike malore. Do të jenë 133 mjekë dhe infermierë që do të shërbejnë në këto qendra verore si dhe kemi marrë masa për pajisjen e tyre me barna dhe materiale mjekësore. Do të ketë gjithashtu një koordinim nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore me postacionet e autoambulancave, për një sezon turistik të sigurt”, tha Manastirliu.

Më tej ministrja theksoi, se në këto qendra, do të bëhet edhe kontrolli i rasteve të dyshuara me COVID-19.

Këto qendra shëndetësore verore, me stafin e tyre, do të kenë një protokoll për identifikimin e rasteve të dyshuara për COVID19 dhe nëpërmjet urgjencës kombëtare do të organizohet puna edhe në këto qendra, për kufizimin e përhapjes së infeksionit”, tha Manastirliu.

Njëkohësisht Manastirliu bëri me dije, se ka nisur edhe programi i dezinsketimit, sipas zonave të përcaktuara nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ndërkohë zonat ku do të të happen qendrat shëndetësore me urdhër të ministrisë janë: Razëm, Valbonë, Tamarë, Theth, Plazhi Currila, Gjiri i Lalzit, Darëzes, Zvërnec, Qeparo, Pogradec, Rrjoll, Tale, Velipojë, Shëngjin, Durrës, Shkëmbi Kavajës, Golem, Mali i Robit, Divjakë, Plazhi i Vjetër Vlorë, Radhimë, Dhërmi, Drimadhes, Himarë, Orikum, Ksamil 1, Ksamil 2, Borsh, ku shërbimi shëndetësor do të funksionojë 24/7 në periudhën 15 Qershor— 31 Gusht 2020.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dezinsektimi i plazheve ogerta manastirliu qendrat shendetesore verore dezinsektimi i plazheve ogerta manastirliu qendrat shendetesore verore

Sondazh

Poll