Aktualitet

U plagos nga snajperi, flet drejtori i TRAUMËS: Gjendja e Ardian Çapjas ende e rëndë, operacioni drejt fundit

8 Qershor 2020, 12:11 Nga DOSJA
U plagos nga snajperi, flet drejtori i TRAUMËS: Gjendja e Ardian

ELBASAN-Drejtori i Spitalit të Traumës, Arben Zenelaj, ka treguar detaje për gjendjen shëndetësore të Ardian Çapjas. Ai është shprehur se operacioni është drejt fundit, por gjendja e Çapjas është kritike. Ndër të tjera Zenelaj ka shtuar, se Çapja ka dëmtime të rënda në shpatull për shkak të plumbit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Krastës në Elbasan. Ardian Çapja, koka e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ka rënë pre për herë të tretë e një atentati, ku është qëlluar me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet. I plagosur ka ngelur edhe një zjarrfikës i cili ka tentuar të shuajë flakët tek makina e djegur e autorëve, por aty është përballur me shpërthimin e disa fishekëve. Për fat të mirë, efektivi është në gjendje të mirë për jetën. Akoma nuk dihet identiteti i autorëve, por dyshohet se shkak mund të jetë një konflikt për territoret në Elbasan. Ajo që është më kontradiktore në këtë ngjarje është këmbëngulja e familjarëve për të mos pranuar atentatin.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja plagoset ardian capja plagosje ne elbasan ardian capja plagoset ardian capja plagosje ne elbasan

Sondazh

Poll