Aktualitet

Bashkia kërkon zhdukjen e problemit në Manëz, gërryen kodrën dhe mbulon plehrat e djegura me dhe

8 Qershor 2020, 13:33 Nga DOSJA
Bashkia kërkon zhdukjen e problemit në Manëz, gërryen

DURRËS- Djegia e mbetjeve në Manëz është një problem shumë shqetësues që ka ngitur banorët në protesta. Prej disa ditësh banorët e kësaj zone kërkojnë që të ndalet djegia e plehrave, pasi krijohet një ndotje shumë e madhe, por zëri i tyre nuk është dëgjuar nga autoritetet.

Me mjete të renda kanë gërmuar kodrën dhe të gjithë dheun e nxjerr prej saj e kanë përdorur për të mbuluar plehrat.

Siç shihet dhe nga pamjet, jo të gjitha plehrat janë mbuluar dhe jo vetëm që nuk është zgjidhur asnjë problem, por është shtuar dhe një tjetër: Grruerja e kodrës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet djegia e plehrave ne manez mbulohen plehrat djegia e plehrave ne manez mbulohen plehrat

Sondazh

Poll