Aktualitet

Vdekja e dy foshnjeve në Berat, zbardhet autopsia: Ndërruan jetë nga mbulimi i tepërt

8 Qershor 2020, 14:18 Nga DOSJA
Vdekja e dy foshnjeve në Berat, zbardhet autopsia: Ndërruan jetë

BERAT- Pas disa muajsh është zbardhur autosia për vdekjen e dy binjakëve 5-muajsh në Berat. Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat kanë mbërritur përgjigjet e analizave baktereologjike, fizike e kimike të vdekjes së dy foshnjeve 5-muajshe, dhe mësohet se në organizmin e fëmijëve nuk kanë rezultuar mbetje toksike, por shkak për vdekjen ka qenë mbulimi i tepërt i tyre

Siç bëhet me dije nga analizat e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë rezulton se vdekja e dy foshnjeve 5-muajshe ka qenë aksidentale dhe ka ardhur për shkak të asfiksimit nga mungesa e ajrit. Bëhet me dije se mbulimi i tepërt i fëmijëve me batanije, pas ushqyerjes së tyre ka sjellë-sipas ekspertëve-asfiksimin e foshnjeve dhe vdekjen e tyre.

Ngjarja e rëndë që tronditi Beratit ka ndodhur në 26 Janar. Në atë kohë u raportua se nëna e foshnjeve 5-muajshe Merushe Agalliu, pasi kishte ushqyer fëmijët e saj binjakë me qumësht kutie, i kishte vendosur ata në krevatin e tyre për të fjetur, por kur kishte shkuar për t’i parë disa orë më vonë i kishte gjetur pa shenja jete.

Mënjeherë dy foshnjet u dërguan në spital, por doktorët nuk mundën t’i kthenin në jetë. Po ashtu dyshimet më të mëdha ishin se vdekja kishte ardhur nga helmimi, pasi qumështi në kuti dyshohej se kishte mbetje toksike. Foshnjat binjake jetonin me prindërit Eduard dhe Merushe Agalliu dhe me motrën 6-vjeçe dhe vëllain 5-vjeç në një banesë dy katëshe në periferi të qytetit, në lagjen “Uznovë”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet humbin jeten dy binjake ne berat merushe agalliu tragjedia ne berat vdekja e foshnjave ne berat humbin jeten dy binjake ne berat merushe agalliu tragjedia ne berat vdekja e foshnjave ne berat

Sondazh

Poll