Aktualitet

Banorët e Manzës në protestë, në kamionët me plehra ka edhe mbetje spitalore

8 Qershor 2020, 11:49 Nga DOSJA
Banorët e Manzës në protestë, në kamionët me

Durrës- Ditët e fundit banorët e Manzës ka protestuar për derdhjen së mbeturinave të Durrësit në zonën e tyre. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në kamionët me plehra ka  edhe mbetje spitalore. Këto të fundit janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Mbrëmjen e djeshme      banorët zhvilluan një tjetër protestë për këto mbetje. Ata nuk lejuan që kamionët me mbeturina të futeshin në këtë qytezë. Ndërkohë u përplasën  edhe me policinë.

Në qarkun e Durrësit, situata është tepër emergjente përsa i përket ndotjes. Dosja.al ditët e fundit ka publikuar pamje nga koshat e mbeturinave, të cilët janë të tejmbushur, ndërsa pushteti vendor nuk ka marrë masa për zbrazjen e tyre.  Shkak për këtë situatë është bërë anulimit i projektit për Eko-Parkun tek Porto Romano. Pas anulimit, Bashkisë së Durrësit, iu kërkua që t’i çonte mbetjet në landfillin e Sharrës. Por për shkak të pamundësisë për të mbuluar kostot, pushteti vendor po përdor Manzën për djegien e mbeturinave.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet djegia e plehrave ne manze djegia e plehrave ne manze

Sondazh

Poll