Aktualitet

U plagos në atentatin ndaj Çapjas, flet zjarrfikësi: Thashë se shpërtheu ndonjë gomë, pasi u fik zjarri pashë këmbën e

8 Qershor 2020, 12:44 Nga DOSJA
U plagos në atentatin ndaj Çapjas, flet zjarrfikësi:

ELBASAN-Zjarrfikësi 38-vjeçar, Dash Muhaxhiri, i cili mbeti i plagosur në atentatin daj Ardian Çapjes në Elbasan, ka treguar dinamikën e ngjarjes. Ai është shprehur, se shpërthimi iu duk normal, pasi mendoi se ishte ndonjë gomë. Muhaxhiri tregon më tej, se pa që ishte plagosur në këmbë, vetëm kur u fik zjarri.

“Ndodhi një shpërthim fillimisht, por nuk e ndjeva, thashë se shpërtheu ndonjë gome a diçka tjetër, pasi u fik zjarri, pashë që këmbën e kisha të dëmtuar”, u shpreh ai.

Çfarë mund të ketë pasur?

Aty shpërtheu një predhë a diçka, nuk e di fort mirë

Në derën e pasme të automjetit kishte një vrime? Mund të jetë plumbi?

Ai ishte

Ka pasur armë brenda makinës?

Po, ka pasur

Kishte snajper?

Nuk e di saktësisht

Po zjarri ç’pjesë të makinës kishte përfshirë në fillim?

Zjarri e kishte përfshirë komplet mjetin

Patët frikë?

Nuk pata se kam disa vite që operoj në zjarrfikëse dhe nuk më ka bërë shumë përshtypje kjo plasja që ndodhi, kujtova se ishte normale, si gomë.

Te cila këmbë jeni dëmtuar?

Te këmba e djathtë

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat në elbasan dash muhaxhiri plagoset ardian capja atentat në elbasan dash muhaxhiri plagoset ardian capja

Sondazh

Poll