Bota

Edukatorja në Prishtinë testohet për koronavirus, pas saj edhe 30 fëmijët e çerdhes

8 Qershor 2020, 14:26 Nga DOSJA
Edukatorja në Prishtinë testohet për koronavirus, pas saj edhe 30

KOSOVË- Një edukatore në një çerdhe Prishtinë e dyshuar se është prekur nga Covid-19 i është nënshtruar testit për koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi,ku është shprehur se do të testohen edhe rreth 30 fëmijë.

“Sot është testuar një edukatore, po e presim rezultatin. Do të testohen gjithashtu rreth 30 fëmijë”, tha Gashi.

Mediat kosovare kanë bërë me dije se mbrëmjen e djeshme u konfirmuan 10 raste të reja me koronavirus në Prishtinë, ku në mesin e të infektuarve ishin edhe dy fëmijë  të dy çerdheve,sakaqë është marrë vendimi që 3 çerdhe në Prishtinë të qëndrojnë të mbyllura.

Deri më tani në rajon 31 persona kanë humbur jetën, ndërsa 1 234 pacientë  janë të infektuar.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronaviruis ne kosove koronaviruis ne kosove

Sondazh

Poll