Bota

Rritet bilanci në Maqedoninë e Veriut/ Vdesin 3 pacientë dhe konfirmohen 127 raste të reja me Covid-19

8 Qershor 2020, 12:30 Nga DOSJA
Rritet bilanci në Maqedoninë e Veriut/ Vdesin 3

MAQEDONIA E VERIUT- Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3  persona nga koronavirusi, si edhe janë rregjistruar  127 raste të reja prej  702 testeve që janë bërë në total brenda një  ditë.

Maqedonia e Veriut vijon të mbetet një ndër vendet fqinje me rrezikshmërinë më të lartë sa i takon Covid-19.  E lehtësuar nga masat e pandemisë, Qeveria e këtij shteti ka shpallur sërish gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka vendosur karantinën me detyrim, pasi javën e fundit bilanci ditor i rasteve të reja dhe viktimave ka qënë i lartë.

Nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetsisë është bërë me dije se prej tyre nga 127 të infektuarit  67 janë nga Shkupi, 1 nga Kumanova, 1 nga Dibra, 33 nga Shtipi, 10 nga Tetova, 5 nga Struga, 6 nga Ohri, 2 nga Koçani dhe 2 nga Probishtipi.

Me rritjen e sotme numri i përgjithshëm i  të vdekurëve ka shkuar në 156, ndërsa të infektuar numërohen në total  3.152, por lajmi i mirë është se mes tyre janë shëruar të paktën 1.653 pacientë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut koronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll