Bota

Studimi: Pa vendosjen e masave të Covid-19, do kishin vdekur 3.1 milionë njerëz

8 Qershor 2020, 14:15 Nga DOSJA
Studimi: Pa vendosjen e masave të Covid-19, do kishin vdekur 3.1

Bota po përballet prej më shumë se 3 muajsh me virusin vdekjeprurës, ku ende nuk ka mundur të luftojë këtë luftë të ashpër. Ndërkohë që lehtësimi i masve ka nisur pas më shumë se 2 muajsh izolim, një lajm i revistës prestigjioze tregon se nëse shtetet e prekura nga virusi nuk do të kishin vendosur masat e karantinës, mund ishin rregjistruar të paktën  3.1 milionë vdekje.

Në këtë artikull thuhet se izolimi dhe ndërhyrje të tjera jo farmakologjike  kanë treguar se ka pasur sukses në reduktimin e niveleve të transmetimit të Sars-Cov-2 dhe në kontrollin e epidemisë.

Ky vlerësim nga ana e tyre, për 3,1 milionë jetë të shpëtuara mbështetet në të dhënat e kombinuara të rreth 11 vendeve evropiane, përfshirë këtu edhe Italinë, një ndër vendet fqinje më të goditura nga virusi.

Ndër të tjeta shkencëtarët kujtojnë sesi nga data 2 deri në 29 mars, vendet e Evropës nisën implementimin e masave të forta që përfshin mbylljen e shkollave, e më tej, izolimin dhe të gjitha këto, rezultuan të suksesshme sipas tyre në mbajtjen e virusit nën kontroll pikërisht në fazën kur ai ishte në kulmin e fuqisë së vet.

Gjithashtu përveçse vlera RT është treguesi i nivelit të infeksionit, një mënyrë për të llogaritur impaktin e epidemisë, ajo është dhe analiza e vdekjeve të regjistruara, e cila konsiderohet më e saktë sesa ajo e rasteve që raportohen.

Doktori që ka drejtuar këtë studimit, Dr.Samir Bhatt ka deklarur se të dhënat tregojnë që nëse nuk do të ishin marrë masa kaq të rrepta, do kishte më shumë të vdekur nga Covid-19.

Ndërkohë deri më tani sipas raportimeve të të gjithë vendeve të prekura nga koronavirusi, mësohet se janë rregjistruar të paktën 406,776 njerëz që kanë humbur betejën me Covid-19.

Burimi: NATURE

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote samir bhatt koronavirusi ne bote samir bhatt

Sondazh

Poll