Bota

E frikshme/ Përdori ibuprofen pa konsultimin me mjekun, 25-vjeçares tajlandeze i digjet rëndë lëkura

8 Qershor 2020, 13:51 Nga DOSJA
E frikshme/ Përdori ibuprofen pa konsultimin me mjekun, 25-vjeçares

TAJLANDË– Të përdorësh ose jo Ibuprofenin është një temë e nxehtë për të cilën është folur vazhdimisht. Por pavarësisht deklaratave të shuëm ekspertëve pas këtij rasti do të kuptoni se nuk duhet kurrsesi të kosumoni një lloj ilaçi pa ditur sesi reagon trupi juaj.

Por kjo ç’ka i ka ndodhur një 25-vjeçareje, Yothika Kaewkham, nga Tajlanda do t’iu  shokojë. Teksa ajo kishte pasur një dhimbje të fortë koke, kishte vendosur të  blinte Ibuprofen në farmaci e ta pinte për qetësimin e dhimbjeve.

Pasi ajo kishte marrë një kokërr nga ky ilaç mëngjesin e 19 majit dhe një tjetër pas dreke, vetëm pak orë më pas kishte parë që lëkura kishte nisur të skuqej, kishe kruajtje dhe dhimbje.

Nga ky reagim i papritur i lëkurës, Yothika i kishte kërkuar bashkëshortit të saj, Sorasak, që ta çonte në spital pasi dhimbja dhe djegia në të gjithë trupin u bë e padurueshme. Menjëherë mjeku e dërgoi atë në njësinë e kujdesit intensiv, ku mësohet se ka kaluar shtatë ditë duke marrë trajtim për një reaksion alergjik.

E reja është shprehur se vuajtjet dhe dhimbjet e mëdha që kishte përjetuar e kanë mësuar që të mos marrë kurrë ilaçe pa recetë.

“Reagimi alergjik është lehtësuar, por mjeku ka thënë se trupi im do dojë një kohë të gjatë për t’u rikuperuar. Ende ndjej dhimbje, por është e lehtë.”- ka thënë vajza.

Zëvendëssekretari i Administratës së Ushqimit dhe Barnave në Tajlandë, Surachoke Tangwiwat tha që reagimi i Yothika ndaj ibuprofenit ishte i rëndë. Më tej ai ka shtuar se 25-vjeçarja ishte me fat që nuk ndërroi jetë nga alergjia ndaj ilaçeve.

Burimi:  TheSun

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ibuprofen yothika kaewkham ibuprofen yothika kaewkham

Sondazh

Poll