Bota

Hoti hoqi reciprocitetin, Thaçi: Serbia s’ka pretekst për t’i ikur më dialogut

8 Qershor 2020, 12:56 Nga DOSJA
Hoti hoqi reciprocitetin, Thaçi: Serbia s’ka pretekst për

KOSOVË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dy ditë pas vendimit që mori Kryeministri i ri, Avdullah Hoti për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka thënë se tashmë Kosova është gati.

Ai ka deklaruar se po punojnë për të qenë  sa më unik dhe të bashkuar që të plotësojmë njëri tjetrin, pasi përmes koordinimit garantohet sukses i plotë.

Si president, shpreh mirënjohjen dhe jam i inkurajuar për heqjen e çdo preteksti që Serbia e ka shfrytëzuar për t’i ikur dialogut, Kosova e ka të qartë se çfarë kërkon në dialog. Mbi të gjitha Kosova në këtë proces është bashkë me SHBA’në dhe të gjithë aleatët e tjerë. Nuk kemi çka të hezitojmë është një rrugëtim i sigurt që ky rrugëtim do të përmbyllet sipas vullnetit të qytetarëve, duhet të lëvizim sa më shpejtë që të jemi pjesë e NATO-s dhe BE’së që ta konsolidojmë shtetin në rrafshin dhe ndërkombëtar. Kosova është gati, do të punojmë që të jemi sa më unik dhe të bashkuar që të plotësojmë njëri tjetrin, vetëm koordinimi garanton sukses të plotë. Ky unitet lehtëson edhe punën e partnerëve dhe miqve tanë ndërkombëtarë.”- është shprehur ai.

Ndër të tjera Thaçi ka thënë se Kosova duhet të punojë për implementimin e marrëveshjeve të arritura në këtë vit, derisa, ka përmendur zhbllokimin e fondeve të MÇ-së pas heqjes së masës së reciprocitetit.

Kosova do të punojë për implementimin e marrëveshjeve të arritura në fillim të këtij viti. Dëshiroj të potencoj që vendimet e Qeverisë u pasuan me veprimet e SHBA-së aleatit tonë kryesor, u zhbllokuan fondet e MÇ-së. Në këto projekte është edhe shkollimi i shumë vajzave në Amerikë. Bursat që u patën ndalë tani do t’i marrin përsëri. Dëshiroj të potencoj se vendimet e fundit që sollën këto të arritura dëshmuan që ne nuk duhet të vonohemi, se duhet të marrim vendime strategjike, e u dëshmua që kauzat populiste, taksa, reciprociteti dhe demarkacioni janë të rrejshme dhe të dëmshme për shtetin e Kosovës, këto veprime i kushtuan Kosovës sepse humbëm 3-4 vite, u shkaktua një dëm edhe institucioneve të vendit, por edhe imazhit të vendit në rrafshin ndërkombëtar. SHBA-në do të mbesin shumë të përkushtuara që të ecim përpara, Kosova nuk duhet të ketë asnjë dilemë që të lëvizim drejtë NATO-s dhe BE-së. Si Kosovë të gjitha të arriturat i kemi si rrjedhojë e SHBA-së. Prandaj, vetëm ruajtja e këtij partneriteti garanton një të ardhme të sigurt.”- ka përfunduar presidenti i Kosovës.

Dy ditë më parë  Kryeministri i ri i Kosovës,  Avdullah Hoti mori vendimin për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, me motivin se ky ndryshim do të ndihmojë në dialogun mes dy vendeve.  Ky  ndryshim u mbështet nga politikanët në vend, me në krye presidentin Thaçi, por është kundërshtuar sigurisht nga ish-kryeministri Albin Kurti. Ndërsa Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u shpreh se ky vendim do të ndihmojë në marrëdhëniet mes palëve.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci hoti heq reciprocitetin me serbine hashim thaci hoti heq reciprocitetin me serbine

Sondazh

Poll