Bota

Prej 9 vitesh merr pica që nuk i ka porositur, misteri që përndjek 65-vjeçari belg: Filloj e dridhem kur dëgjoj zhurmë mot

8 Qershor 2020, 10:29 Nga DOSJA
Prej 9 vitesh merr pica që nuk i ka porositur, misteri që

BELGJIKË– Të gjithë ata njerëz që porosisin pica, mezi presin derisa telefoni të bjeri e më në fund të dalin të marrin ushqimin e tyre të preferuar, të ngrohtë e të shijshëm.

Por paska raste të çuditshme nëpër botë, që  nuk qenkan kaq të bukura sa mund të kemi përjetuar ne. Mediat e huaja shkruajnë se një 65-vjeçar belg që jeton në afërsi të Antwerpit, në Turnhout, sa herë që bie zilja dhe nuhat aromën karakteristike të picës depërton në shtëpinë e tij.  Ai e përshkruan si një makth që përsëritej me sy hapur.

Sipas tij kjo është një situatë që i përsëritet prej  të paktën 9 vitesh radhazi.

“Nuk fle dot më. Filloj e dridhem kur dëgjoj zhurmën e një motori të picave rrugës, mendoj se është për mua, dhe shpesh herë ashtu është.”- shprehet Van Langhedem.

Ai ka shpjeguar se picat e porositura nga një anonim i vijnë në çdo moment të ditës dhe të natës, madje edhe në 2 të mëngjesit, ndërsa shton se në disa raste nuk bëhet fjalë për një picë, ose një porosi të vetme.

“Në janarin e vitit të kaluar, më erdhën 10 porosi të ndryshme, ku njeri prej tyre kishte 14 pica me vete. Picerive i kushton para, sepse shpesh herë duhet të hedhin ushqim të bollshëm.  Ditën kur erdhën 10 porositë, llogarita që humbëm 450 euro.”- shprehet belgu, i cili shton se kjo përndjekje e çuditshme shumëvjeçare e ka detyruar të mos porosisë asnjëherë në restorante.

Por ai ka mësuar se nuk është i vetmi person në  këtë vend që po përjeton këtë eksperiencë të çuditshme, pasi  Van Langhedem nuk është viktima e vetme në këtë ngjarje të pazakontë.  Edhe një mikesha e tij po kalon të njëjtin problem prej 9 vitesh, madje disa herë porositë janë të sinkronizuara. Duket se është një person që i njeh të dy, i cili me siguri ka vendosur tu shkatërrojë jetën, me PICA.

Burimi: brusselstimes

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 65-vjeçari belg 65-vjeçari belg

Sondazh

Poll