Bota

A mund të mbijetojë një qytet pa policinë? Minneapolis, vendi ku u vra George Floyd kërkon që të hiqen fondet për të gj

8 Qershor 2020, 12:11 Nga DOSJA
A mund të mbijetojë një qytet pa policinë? Minneapolis,

SHBA– Vrasja e Geoge Floyd, 46-vjeçarit me ngjyrë në SHBA nga polici amerikan ka ndezur protesta masive prej afro dy javësh, ku shumë qytetarë janë parë duke plaçkitur dyqane dhe bërë sjellje vandale.

Megjithatë ditët e fundit në Amerikë është parë që situata është qetësuar disi, por në qendër të kësaj trazire të dhunshme janë sërish policët.

Tashmë mediat e huaja shkruajnë se në SHBA ka nisur një lëvizje, e cila kërkon që policisë t’i hiqen fondet, dhe të ardhurat të shkojnë për komunitetet në nevojë.
Në Minneapolis, qyteti ku vdiq Floyd, ka marrë një vendim drastik në lidhje me të gjithë policët që janë të emëruar atje.

Këshilli Bashkiak mori vendim për të shpërbërë forcën policore, prandaj  këshilltarët e miratuan vendimin me dy të tretat, plan i cili parashikon që fondet, të cilat duhet të shkonin për policinë, do të investohen për shërbimet në komunitet.

Megjithatë nuk dihet ende sesi  do të vijojë kjo situatë, dhe a është e mundur që një qytet të jetojë pa policinë. Mediat e huaja shkruajnë se ky  vendim nuk është i formës së prerë.

Të tjerë ekspertë argumentojnë se fondet që jepen për policinë janë goxha të larta, ndërsa krimi ka ardhur në rënie. Por kujtojmë se ky mund të jetë një ndryshim shumë i vështirë për një qytet amerikan, pasi presidenti Trump nuk do ta lejojë kurrë që policëve t’iu hiqen fondet.

Mes protestave për Floyd shumë policë janë ulur në gjunjë përpara protestuesve. Nuk dihet dhe sa mund të zgjasin protestat për vrasjen e Floyd, por siç duket do të zgjasin edhe për shumë kohë, në një kohë që përpara janë zgjedhjet e nëntorit, që mund të krijojnë akoma më shumë tensione.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota protestat ne shba per floyd vrasja e george floyd protestat ne shba per floyd vrasja e george floyd

Sondazh

Poll