Bota

“E shtyu përmes organit gjenital”, Kirurgu nxjerr nga barku i 30-vjeçarit një karikues telefoni (FOTO)

8 Qershor 2020, 09:59 Nga DOSJA

INDI– Rezultati pas operacionit të 30-vjeçarit në Indi ka qenë shokues. Mediat e huaja shkruajnë se mjeku që ka realizuar operacionin  ka nxjerrë nga trupi i këtij njeriu, një karikues telefoni.

Dyshohej se 30-vjeçari e ka gëlltitur vetë karikuesin e telefonit  pavarësisht se ai tha ka ndodhur rastësisht, veprim ky që ka çuar në një operacion të domosdoshëm në mënyrë që të mos kishte më probleme.

Ende nuk dihet qartë sesi karikuesi përfundoi brenda trupit të të riut, por sipas deklaratave të mjekëve thuhet se ai kishte gëlltitur atë.

Ndër të tjera mësohet se burri i cili i është nënshtruar operacionit, kishte pasur probleme, e besohet se ai vuan nga probleme me shëndetin mendor.

Para operacionit 30-vjeçari kishte marrë dy herë trajtime për lehtësimin e dhimbjes së stomakut, por pa rezultat deri në përfundimin e operacionit.

Ndërkohë sipas kirurgut, u tha që kablloja nuk ishte gëlltitur, por përkundrazi është shtyrë  përmes penisit gjatë masturbimit. Sipas mjekut Valliul Islamit, ai thotë se kjo është hera e parë që është përballur me një incident të tillë në karrierën e tij 25-vjeçare.

Sipas mjekut, 30-vjeçari ka një tendencë për të kryer këto akte në mënyrë që të marrë kënaqësi seksuale.

Burimi: METRO

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota indi indi

Sondazh

Poll