Bota

Mbi 10 mijë të arrestuar në protestat për vrasjen e Floyd, qytetarët e Minneapolis kërkojnë që policëve t’iu hiqen fo

8 Qershor 2020, 09:31 Nga DOSJA
Mbi 10 mijë të arrestuar në protestat për vrasjen e Floyd,

SHBA – Vrasja e  George Floyd do të mbahet mend gjatë  jo vetëm për ameikanët, por për mbarë botën. Ai u vra brarbarisht dhe humbi jetën me kokën për betoni të shtypur nga gjunjët e policit amerikanë. Prej afro dy javësh me miliona qytetarë kanë mbushur rrugët e qyteteve në SHBA për të protestuar për vrasjen e  46 -vjeçarit me ngjyrë.

Ndërkohë protesta janë mbajtur edhe në disa shtete të tjera për këtë krim, si në Greqi dhe Suedi. Por ashtu siç edhe raportojnë mediat e huaja vrasja e George Floyd nuk është rasti i vetëm në Amerikë, pasi në këtë vend niveli i racizmit mbetet teje i lartë. Mediat e huaja kanë publikuar një tjetër video kur policia ka vrarë një 33-vjeçar me ngjyrë, i njohur me emrin Manuel Ellis. Por ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur më datë3  mars të këtij viti. Për këtë shkak  janë ndezur edhe më shumë tensionet në SHBA.

Ndërkohë ditën e sotme mediat e huaja kanë bërë me dije se në të gjitha qytetet e SHBA-së ku janë mbajtur protesta, janë arrestuar mbi 10 mijë qytetarë nga policia.

E nga ana tjetër teksa vendi nuk ka gjetur qetësi prej dy javësh në protestat masive për vdekjen e Floyd, mësohet se qytetarët në Minneapolis, qytetin ku u vra 46-vjeçari me ngjyrë kërkojnë që të hiqen fondet për të gjithë policët atje.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota protestat ne shba per floyd vrasja e george floyd protestat ne shba per floyd vrasja e george floyd

Sondazh

Poll