Bota

“Nuk mund të mbështes Presidentin Trump”, Ish-Sekretari i Shtetit, Colin Powell do të votojë Bidenin në zgjedhjet e në

8 Qershor 2020, 08:26 Nga DOSJA
“Nuk mund të mbështes Presidentin Trump”, Ish-Sekretari i

SHBA– Ditën e djeshme ish-Sekretari i Shtetit Colin Powell, ka deklaruar publikisht se nuk do ta mbështesë Presidentin aktual në SHBA, Donald Trump, por ai është shprehur se do të votojë në zgjedhjet e nëntorit për Biden.

Powell, ka shërbyer në administrimin e George W. Bush, ndërkohë që ka shprehur hapur qëndrimin e tij kundër Trump në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.

“Unë sigurisht nuk mundem, në asnjë mënyrë, ta mbështes Presidentin Trump këtë vit. Ne kemi një Kushtetutë, dhe ne duhet të ndjekim atë Kushtetutë, dhe presidenti është larguar nga ajo.”- ka thënë ditën e djeshme Powell.

Kujtojmë se 4 vjet më parë, në zgjedhjet e 2016, Powell, votoi për Hillary Clinton, por të gjendur në këtë situatë ai thotë se protestat masive në dhjetëra qytete pas vdekjes së George Floyd, nga oficeri i policisë në Minneapolis, lënë të kuptohet se amerikanët janë të zhgënjyer nga kjo qeverisje.

“Unë mendoj se çfarë po shohim tani, lëvizja më masive e protestuese që kam parë ndonjëherë në jetën time, mendoj se vendi po bëhet i mençur për këtë dhe ne nuk do ta pranojmë më atë.”- u shpreh tha gjenerali ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Powell.

Kujtojmë se protestat në  SHBA vijojnë prej afro dy javësh, pas vdekjes së 46-vjeçarit me ngjyrë George Floyd nga polici amerikan.  Ndërkohë pak ditë më parë Joe Biden u shpall zyrtarisht kundërshtari i Presidentit Trump në zgjedhjet e nëntorit.

Burimi: TheHILL

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota biden kunder trump colin powell trump zgjedhet e nentorit ne shba biden kunder trump colin powell trump zgjedhet e nentorit ne shba

Sondazh

Poll

Bota 7 Qershor 2020, 16:10

Dialogu poetik në gjuhët e botës

FRANCË –Një përvojë e re letrare në shqip dhe në frëngjisht ka nisur në “Théâtre de la Ville” në Paris të Francës.Sipas njoftimit bëhet e ditur se ky teatë...