Bota

Kalohet shifra e 7 milion të prekurve nga COVID-19, Brazili njeh rritje të frikshme të viktimave brenda 24 orëve

8 Qershor 2020, 08:07 Nga DOSJA
Kalohet shifra e 7 milion të prekurve nga COVID-19, Brazili njeh rritje

COVID-19-Numri i të prekurve në të gjithë botën nga COVID-19 ka kaluar shifrën 7 milion. Sipas të dhënave më të fundit, deri më tani numërohen 7.102.957 të prekur, nga të cilët 3.466.581 kanë fituar betejën me virusin, ndërsa 406.303 kanë humbur jetën.

Shteti më i prekur vijon të jetë SHBA me mbi 2 milion raste, nga të cilët 112.469 kanë humbur jetën. Më pas ndjek Brazili, me  691.962 raste, ku në 24 orët e fundit është shënuar një rritje e frikshme e numrit të viktimave, plot 813 nga 37.312 në total. P

as Brazilit renditet Rusia me 476.658 raste, nga të cilët 5971 kanë ndërruar jetë. Rusi është një nga shtetet që ka njohur një rritje të frikshme të numrit të viktimave, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 112persona. Përsa i përket numrit të viktimave brenda orëve të fundit, situata shfaqet problematike edhe në Meksikë, me 188 viktima. Ndërkohë në rajon dhe Europë, situata vijon të jetë e qetë dhe në kontroll.

Të dhënat nga Worldometers

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid19 koronavirusi ne bote covid19 koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 7 Qershor 2020, 16:10

Dialogu poetik në gjuhët e botës

FRANCË –Një përvojë e re letrare në shqip dhe në frëngjisht ka nisur në “Théâtre de la Ville” në Paris të Francës.Sipas njoftimit bëhet e ditur se ky teatë...