Sport

Flamurtari “qan” Superioren, Luftëtarit i “shëmbet kalaja” në Gjirokastër, ja sa vite kishin pa zbritur në Kategori

7 Qershor 2020, 20:52 Nga DOSJA
Flamurtari “qan” Superioren, Luftëtarit i “shëmbet

SHQIPËRI-Pas humbjes ndaj Skënderbeut, Flamurtari zbriti edhe matematikisht nga Kategoria Superiore. Vlonjatët kanë grumbulluar 11 pikë në 28 javë kampionat, duke qenë të fundit në renditje. Vendi i tetë është 38 pikë dhe kur kanë mbetur edhe 8 javë kampionat, nuk ka asnjë shans matematikor.

Për herë të fundit që ka rënë nga Superiorja ishte në sezonin 2003-2004. Më pas në sezonet 2004-2005 dhe 2005-2006 luajti në Kategorinë e Parë, për t’u kthyer në elitë në sezonin 2006-2007. Prej 14 sezonesh radhazi militoi në Superiore, madje fitoi edhe dy Kupa të Shqipërisë, por sot vulosi dështimin për t’u kthyer në inferiore.

E njëjta gjë edhe për Luftëtarin e Gjirokastrës, që kthehet në të Parën pas katër sezonesh radhazi në Superiore, ku vetëm dy vite më parë luajti edhe në Europë. Për herë të fundit në Kategorinë e Parë, gjirokastritët kanë milituar në sezonin 2015-2016, ku morën edhe trofeun atë kampionat. Kur mbeten 8 ndeshje për këtë sezon, Luftëtari është i parafundit me 14 pikë, 24 më pak se Vllaznia dhe Partizani.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport flamurtari luftetari superiore flamurtari luftetari superiore

Sondazh

Poll