Sport

Milani tenton mesfushorin e njohur spanjoll, vjet ishte pranë kalimit te Bayern

7 Qershor 2020, 20:32 Nga DOSJA
Milani tenton mesfushorin e njohur spanjoll, vjet ishte pranë kalimit te

Milani po bëhet gati të investojë shumë për merkaton e verës dhe ka shfaqur interes për mesfushorin e Espanyolit, Marc Roca. Për të kishte interes edhe Bayern vjet. Madje, mesfushori ishte pranë kalimit në Mynih.

Shumë emra janë nën vëzhgimin e “Djallit”, pasi me afrimin e trajnerit Ralf Ragnick pritet që italianët të afrojnë futbollistë të rinj dhe të ndërtojnë një ekip të mirë për të ardhmen.

Milannews.it shkruan se 23-vjeçari ka mundësi që në verë të veshë fanellën kuqezi, pasi drejtuesit e shohin si një element që mund të ndihmojë. Mëngjerashi është titullar fiks te skuadra spanjolle dhe ka bërë mirë.

Roca ka dhënë dy asiste në 33 ndeshje me Espanyolin në të gjitha kompeticionet këtë sezon. Ai ka luajtur dhe me Spanjën U-21 dhe ka shënuar 2 gola në 7 paraqitje.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport merkato milan roca merkato milan roca

Sondazh

Poll