Sport

Partizani është një katastrofë, Kukësi ëndërron titullin me një fitore të shkëlqyer

7 Qershor 2020, 17:16 Nga DOSJA
Partizani është një katastrofë, Kukësi

Kukësi vazhdon ta ndjekë Tiranën në betejën për titull, edhe pse gjasat janë shumë të vogla për verilindorët. Skuadra kuksiane nuk humbet shpresat për titull, pavarësisht 9 pikëve diferencë me bardheblutë, sepse sot dhuroi spektakël duke fituar 3-1 ndaj Partizanit kampion.

Djemtë e trajnerit Shehi luajtën shkëlqyeshëm në “Selman Stermasi” ndaj Partizanit të Sormanit. Ndryshe nga Kukësi, “Demat e kuq” zhgënjyen totalisht dhe e shohin veten në zonën playout (vendi i tretë nga fundi).

Katastrofë e parashikuar që nga ndeshja e fundit. Partizani u godit në fund të pjesës së parë nga Abazaj, ndërsa në pjesën e dytë autogoli i Boldor dhe goli i Ethemit në të 62’ vulosën gjithçka.

Në ndeshjet e tjera, Bylisi fitoi 1-0 me Teutën, Laçi shkatërroi 5-2 Vllazninë, ndërsa Skënderbeu fitoi 1-0 me Flamurtarin.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kukesi partizani superliga kukesi partizani superliga

Sondazh

Poll