Sport

Shuplakë golash në Gjirokastër, Tiranën nuk e ndal askush drejt titullit kampion

7 Qershor 2020, 17:10 Nga DOSJA
Shuplakë golash në Gjirokastër, Tiranën nuk e ndal askush

Kush e ndal Tiranën? Mbase askush!

Skuadra bardheblu sot koleksionoi tri pikët e radhës dhe duket se titulli është vetëm një çështje matematikore. Djemtë e trajnerit të pamposhtur Egbo fituan 5-0 në Gjirokastër, duke e kthyer në stërvitje takimin me Luftëtarin, i cili nuk luftoi thuajse asnjëherë.

Pas rrjetës të Vangjelit në minutën e 3’-të, kanë shënuar më pas edhe Cobinnah, Hasani, Batha dhe Dunga, teksa janë gabuar edhe dy penallti, përkatësisht nga Ngoo dhe Halili.

Skuadra kryeqytetase arrin kështu fitoren e 18-të në 28 ndeshje, me një sulm të frikshëm prej 56 golash të shënuar dhe 26 të pësuar. Këta djem janë krejt pranë titullit!

M.P. / Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport luftetari superliga tirana luftetari superliga tirana

Sondazh

Poll