Sport

Safet Gjici akuzon hapur: Dy skuadra e kanë toleruar Tiranën, prandaj ka 9 pikë më shumë

7 Qershor 2020, 21:15 Nga DOSJA
Safet Gjici akuzon hapur: Dy skuadra e kanë toleruar Tiranën, prandaj

Safet Gjici mendon se Tirana është ndihmuar ose toleruar nga disa skuadra për të arritur aty ku është sot, me 9 pikë diferencë nga Kukësi në kampionatin shqiptar.

Duke folur në News 24, ai ka hedhur dyshime mbi dy kundërshtarët e fundit të kësaj skuadre, Luftëtarin e Bylisin, të cilët u mposhtën shumë lehtë nga kryeqytetasit pas karantinës.

“Tirana është 9 pikë larg dhe janë shumë, por kemi edhe 8 ndeshje të tjera në lojë. Do ia lëmë fushës. Dy ndeshjet e fundit të Tiranës më kanë bërë përshtypje. Bylisi m’u duk i çakorduar. Luftëtari ndryshe e luante ndeshjen me ne dhe ndryshe me Tiranën. Nëse ka një konkurrencë të ndershme, duhet që të luajnë njëlloj si me Kukësin, ashtu edhe me Tiranën”, ka deklaruar ish-presidenti i Kukësit (por de facto ende numri 1 i klubit).

“Nuk e prisja lojën e Bylisit. Janë punët e tyre, unë nuk futem në ato, por nuk është e drejtë. Nuk them që ka pasur aleanca Tirana, por edhe pa aleanca nuk ka mbërritur këtu. Unë them që Bylisi e Luftëtari më çuditën, nuk më duket normale”, ka shtuar Gjici.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport akuza gjici tirana akuza gjici tirana

Sondazh

Poll