Sport

Trajneri i Tiranës ka frikë të flasë për të ardhmen e tij edhe kur… fiton 5-0!

7 Qershor 2020, 18:22 Nga DOSJA
Trajneri i Tiranës ka frikë të flasë për të

Tirana sot shkëlqeu në Gjirokastër duke fituar 5-0 dhe kryeqytetasit mund ta humbasin kampionatin vetëm nëse i bëjnë gjërat vetë lëmsh. E ardhmja e trajnerit Egbo ende nuk është përcaktuar dhe trajneri e shmang si temë.

“Tri pikë të tjera dhe tani vëmendja te Kupa e më pas sërish te kampionati. Ndeshje pas ndeshje, pa menduar për gjëra të tjera”, deklaroi nigeriani pas takimit të sotëm me Luftëtarin.

Më pas, i ngacmuar për çështjen e zëvendësimit të Ngoo, ai u përgjigj: “Kjo është diçka brenda familjes. Një episod që nuk duhet të ndodhë”.

Egbo nuk nxitohet të flasë për titullin. “Kemi dhe 8 ndeshje, pastaj do flasim. Është diçka e veçantë të jesh 24-herë trajneri i kampionëve. Kukësi? Shohim ndeshjen tonë. Jemi në rregull me veten tonë. E kemi në dorë vetë”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport egbo tirana trajneri egbo tirana trajneri

Sondazh

Poll