Aktualitet

Dëshmia tronditëse për ‘Përbindëshin e Kavos’/ Shqiptarja tregon me DETAJE momentet e tmerrit me grekun: Më rrahu për

8 Qershor 2020, 06:59 Nga DOSJA
Dëshmia tronditëse për ‘Përbindëshin e

GREQI– 34-vjeçarja shqiptare, e cila u rrëmbye për disa ditë nga greku, Dimitris Aspiotis, i ashtuquajturi “përbindëshi i Kavos” në Korfuz ka rrëfyer historinë e saj.

E ftuar në emisionin “Me ty”, ajo ka treguar momentet sesi ai e kishte gënjyer për ta marrë me vete në shpellën kur e mbajti prej ditësh. Shqiptarja tregoi se ai e kishte marrë me vete me pretekstin se e kërkonte partneri i saj, dhe më pas për plot 4 ditë e rrahu dhe e përdhunoi.

“Ai më kapi nga flokët, duke më tërhequr fort. Unë iu luta që të largohej dhe thërrisja për ndihmë. Ai më goditi disa herë në fytyrë dhe kraharor. Unë fillova të gjakosem. Më kërcënoi se do të më vriste dhe më tha që kishte vrarë partnerin tim,”-tregoi ajo.

Por nuk mbaron këtu, ajo tregoi gjithashtu se ai, nën kërcënimin e një thike e detyroi që të bënte një video erotike.

“Pasi u bë videoja, ai tha: ‘A e di pse e bëra këtë video?’ “Jo”, u përgjigja. “Për ta ngarkuar në internet në kanalet erotike, për t’u turpëruar ti në rast se i thuash policies së çfarë ndodhi këtu,”- shtoi ajo.

Ngjarja ka ndodhur në fillim të muajit maj. E reja shqiptari u shpall në kërkim nga bashkëshorti i saj, pasi nuk u kthye në shtëpi si zakonisht, ndërsa dy ditë më parë kishin hasur dhe përshëndetur në rrugë, Aspiotis. Ky i fundit ndodhet në spital, në rrezik për t’u paralizuar pasi gjatë ndjekjes nga Policia ra nga një majë e lartë mali.

Marrë nga Volosday

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dimitris aspiotis greqi perbindeshi i kavos dimitris aspiotis greqi perbindeshi i kavos

Sondazh

Poll