Sport

Vjet ishte pranë kalimit te Partizani, futbollisti shqiptar i shpëton jetën një fëmije në Finlandë

7 Qershor 2020, 14:01 Nga DOSJA
Vjet ishte pranë kalimit te Partizani, futbollisti shqiptar i shpëton

Një futbollist shqiptar mjaft i njohur në Finlandë dhe jo vetëm i ka shpëtuar jetën një fëmije. Bëhet fjalë për Mehmet Hetemajn, i cili aktualisht luan me skuadrën Seinajoki në Finlandë.

Në një intervistë për “Tellerreport”, ai ka treguar se si ka ndodhur ngjarja, ku në fakt mund ta quajmë se është sjellë si hero. Ishte ora 12 e mesditës, kur mesfushori veteran së bashku me nënën e tij kishin parë një fëmijë duke u mbytur në një liqen artificial.

“Nëna shkoi shpejt te fëmija, por pashë se kishin vështirësi. U hodha në ujë dhe arrita që ta tërheq fëmijën dhe e solla në breg”, është shprehur Hetemaj. Mesfushori para një viti ka qenë pranë transferimit në kampionatin shqiptar, saktësisht te Partizani.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hero hetemaj partizani hero hetemaj partizani

Sondazh

Poll