Sport

Zemra e madhe e Sadikut: Do qëndroj deri në fund, edhe pa marrë asnjë pagë

7 Qershor 2020, 13:44 Nga DOSJA
Zemra e madhe e Sadikut: Do qëndroj deri në fund, edhe pa marrë

Armando Sadiku nuk është nga ata që dorëzohet shpejt. Sulmuesi shqiptar ka vendosur që të qëndrojë te Malaga deri në mbyllje të sezonit, edhe pse ka probleme.

Ai është forca kryesore e sulmit të ekipit spanjoll dhe nuk i kanë munguar ofertat, por ka premtuar se do të rrijë pa u paguar gjatë verës, derisa Malaga të luajë ndeshjen e fundit të saj.

“Unë nuk jam një person që fshihet. Dua gjithmonë që t’i shoh të tjerët në sy dhe të çoj punën time deri në fund. Dua të jap më të mirën time për Malagën në ndeshjet që vijnë, siç kam bërë gjithmonë. Kam një lidhje shumë të veçantë me tifozët dhe do të jap 100%”, është shprehur lojtari nga Elbasani, edhe pse vijon të mos paguhet.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport malaga sadiku spanja malaga sadiku spanja

Sondazh

Poll