Sport

Marchisio acaron tifozët e Interit: Skuadrat më të mëdha janë Juve dhe Milan

7 Qershor 2020, 13:40 Nga DOSJA
Marchisio acaron tifozët e Interit: Skuadrat më të mëdha

Claudio Marchisio së fundmi ka dhënë një intervistë, ku ka komentuar raportin e tij me Juventusin, por pa fshehur aspak admirimin për Milanin.

Sipas tij, ato janë dy skuadrat më big në kampionatin italian. “Në Itali kam dashur gjithmonë të vesh fanellën e Juventusit, përjashto Empolin që është klubi ku jam rritur. Nuk kam pranuar asnjë propozim apo ofertë nga skuadra të tjera italiane”, ka thënë ish-mesfushori juventin.

“Admirimi im në Itali është për dy ekipe, Juventus dhe Milan, që janë skuadrat më të mëdha të Italisë”. Kjo fjali do t’i acarojë tifozët zikaltër…

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter marchisio milan inter marchisio milan

Sondazh

Poll