Politike

Mbrëmjen e djeshme u kthye në kënetë, Veliaj publikon foto nga Parku Rinia i tharë: Tirana nuk kthehet në batërdinë e 20

7 Qershor 2020, 17:53 Nga DOSJA
Mbrëmjen e djeshme u kthye në kënetë, Veliaj publikon foto

TIRANË-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar foto nga Parku Rinia i cili tashmë që është tharë nga uji është frekuentuar sërish nga fëmijët. Në një postim në Twitter, Veliaj shkruan, se Tirana nuk do të kthehet më në batërdinë e 2015-ës. Sipas tij, shiu do të bjerë e kullojë, duke nënkuptuar se parku do të përmbytet sërish, por do të thahet. Ky postim i Veliajt vjen si përgjigje ndaj akuzave, pas përmbytjes së parkut Rinia mbrëmjen e djeshme

Tirana serish ne Park ? Mund te organizojne gjithe helmin e botes, por TR nuk kthehet me pas ne baterdine e 2015! Shi do bjere, e do kulloje! Termete do kete e do rindertojme. Viruse do vijne e do i mundim! Per fat ky qytet po rrit nje brez pa lidhje me urrejtjen e dhunen! ❤️“, shkruan Veliaj.

 

Tirana serish ne Park ?

Mund te organizojne gjithe helmin e botes, por TR nuk kthehet me pas ne baterdine e 2015!

Shi do bjere, e do kulloje! Termete do kete e do rindertojme. Viruse do vijne e do i mundim!

Per fat ky qytet po rrit nje brez pa lidhje me urrejtjen e dhunen! ❤️ pic.twitter.com/zfG4wJW6MQ

— Erion Veliaj ?‍♂️?⚽️?? (@erionveliaj) June 7, 2020

Mbrëmjen e djeshme, si pasojë e reshjeve që zgjatën për rreth një orë, Parku Rinia u zhyt në ujë. Parku u hap më 1 qershor, ndërkohë që përfundimet nuk kishin mbaruar ende plotësisht. Për këtë projekt, Bashkia e Tiranës ka shpenzuar 1 miliad lekë të cilat ia ka dhënë kompanisë “Agi-Kons”, e cila fitoi tenderin. Mirëpo për një shumë prej 1 miliard lekësh, kjo kompani ka lënë vetëm bar artificial dhe beton, i cili mbrëmjen e djeshme u mbulua nga uji, duke u kthyer në kënetë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj parku rinia permbytje ne tirane erion veliaj parku rinia permbytje ne tirane

Sondazh

Poll