Politike

Fake News-i me konteinerët me mbetje/ Ilir Meta: Fabrikime që kërkojnë të zhvendosin vëmendjen nga probemet themelore

7 Qershor 2020, 09:49 Nga DOSJA
Fake News-i me konteinerët me mbetje/ Ilir Meta: Fabrikime që

Shkodër– Presidenti i vendit Ilir Meta ka komentuar fakenews për konterinerët me mbetje, për të cilën akuzohet këshilltari i tij, Ilir Kulla. Nga Shkodra ku zhvilloi edhe një vizitë në Famullinë e Shën Mhillit, Meta zgjodhi ta komentointe me dy fjali këtë çështje, ku tha  se është i zënë me probleme të tjera.

“Nuk kam ndërmet të merrem me fakenews as të mediave italiane dhe as të mediave shqiptare. Nuk dua të merrem me fabrikime që kërkojnë të zhvendosin vëmendjen nga problemet e themelore të Shqipërisë.”, u shpreh Meta për mediet.

Kjo deklaratë e Presidentit Ilir Meta vjen pas publikimit të një shkrimi në mediet italiane, u thuhet se pas arrestimit të një grupi që zhvaste bizneset dhe pastronte para, fshihej senatori Sergio De Gregorio. De Gregorio, botues i “Pianeta Italia”, që publikoi shkrimin se  1400 konteinerë me mbetje toksike, kishin hyrë për t’u groposur në Shqipëri, është prangosur, ndërsa në përgjime, sipas mediave italiane, anti-mafia ka zbuluar se lajmi është sajuar nga Ilir Kulla, këshilltar i presidentit Ilir Meta. Në shkrim thuhet se Kulla ka hyrë në Itali dy ditë para se të botohet artikulli i rremë tek Pianeta Italia. Ilir Kulla u shpreh se gjithçka është një shpifje.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta konteineret me mbetje ilir meta konteineret me mbetje

Sondazh

Poll