Politike

Takimi me pronarët e bizneseve në njësinë Nr.9, Basha bën premtimin: Lekët e taksave do t’i merrni mbrapsh, do ju heqim

7 Qershor 2020, 14:16 Nga DOSJA
Takimi me pronarët e bizneseve në njësinë Nr.9, Basha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me pronarët e bizneseve të vogla në njësinë Nr.9 në kryeqytet. Basha dëgjoi nga afër problemet e tyre dhe vështirësitë që kanë hasur gjatë periudhës pandemisë, ku të gjithë njëzëri pohuan, se ka një rënie drastike të konsumit.


Disave u dhanë mbështetje, disave jo. Kërkova lekë borxh për të mos hequr njerëzit nga puna”- tha pronarja e një lokali. “Është fshehur leku” – u shpreh një tjetër, duke vënë në dukje pasojat e mungesës së ndihmës nga qeveria. “Xhiro ka rënë shumë, kam patur 4 punëtorë, por 2 i hoqa, me keqardhje.”- tha pronari i një lokali në qendër të Tiranës.

Basha gjatë fjalës së tij, garantoi mbështetjen e PD për bizneset, duke premtuar anulimin e taksave dhe mbështetje për pagat.

Të gjitha shtetet, edhe Kosova po i vazhdon subvencionet ndaj bzinesit, përndryshe do të zhytet gjithçka. Po u zhytët ju, u zhyt punësimi, u zhyt konsumi, pastaj ekonomia futet në një cikël që nuk e merr dot veten. Do të vazhdojmë të jemi zëri juaj dhe, së shpejti, edhe mbështetja juaj. Duhet patjetër të keni ndihmë nga shteti. Qoftë me anullimin e taksave, qoftë me mbështetjen për pagat. Këtë po bëjnë të gjithë. Ato lekë që kemi, duhet t’i çojmë në mbështetje të biznesit.”- tha Basha.

Qytetarët iu ankuan kreut të PD, se po falimentojnë dhe nuk kanë mundësi të paguajnë as qiratë.

E kisha të mbyllur dyqanin 2 muaj, por fatira e dritave më erdhi afrofe 50 mijë lekë, pa e hapur asnjë ditë”. – tha një tregtar. Ndërsa në tjetër që kishte pagesën 400 mijë lekë për 3 muaj tha se vetëm qeranë mujore e ka 700 mijë lekë. “Nuk e di, jam e falimetuar. Kam një vit që jap qera kot”- u shpreh e dëshpëruar një zonjë,

Ndër të tjera, kreu i opozitës iu premtoi pronarëve të bizneseve, se taksat do t’u kthehen mbrapsh dhe nuk do t’i marrin oligarkët.

Mos u dorëzo, së shpejti do ta ndryshojmë. Lekët e taksave që paguani, do t’i merrni mbrapsht ju, jo oligarkët”- tha Basha

Disa pronarë te tjerë biznesesh u shprehen se ka rënë xhiro, ndërsa njëri prej tyre vuri në dukje pengesat e reja në rrugë të vëna nga bashkia.

Xhiro ka rënë shumë. Punët më keq nuk ka. Zero, zero zero fare. Ta mbajmë dhe ca kohë e ta shikojme. Drejt falimentimit çdo gjë.” – tha pronarja e një dyqani të vogël. “Nuk ka më xhiro. Po ta kisha me qera, e kisha mbyll. Ka 2-3 vjet që është kështu”- i tha Bashës një tregtar materialesh ndërtimi.

Kreu i PD, theksoi më tej se do të heqë trarët e taksave si dhe do t’i heqë biznesit nga qafa, inspektorët.

Xhiro tek 4 veta shkon dhe këtë ua kanë vënë për të shkuar njerëzit tek qendrat tregtrare, jo tek ju. Taksat në qiell, ndihma zero. Do ta ndryshojmë. Do të heqim edhe trarët e taksave, të çmimeve të larta e të energjissë e të naftës dhe do t‘ia heqim inspektorët nga qafa biznesit”.- theksoi Basha.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha takim ne njesine nr 9 lulzim basha basha takim ne njesine nr 9 lulzim basha

Sondazh

Poll