Politike

I quan spurdhjakë që nuk mbajnë fjalën, Murrizi akuzon Sorecën dhe Borchardt: Ky është pazar i pistë për të mos pasur

7 Qershor 2020, 15:25 Nga DOSJA
I quan spurdhjakë që nuk mbajnë fjalën, Murrizi akuzon

TIRANËDeputeti Myslim Murrizi ka reaguar sërish në lidhje me vendimin e opozitës parlamentare, për të mos votuar reformën zgjedhore. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Murrizi i kërkon llogari ambasadorit të BE, Luigi Soreca dhe kreut të OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt, se përse hoqën dorë nga rekomandimi i OSBE për administratën zgjedhore. Deputeti demokrat i ka quajtur ambasadorët spurdhjakë dhe burra që nuk mbajnë fjalën, duke i akuzuar për pazare të pista në dëm të reformës zgjedhore.

Postimi i plotë

Kush mund ti bej hesapet pa HANXHIN, mund te ngelet si nje
“ HAN” i braktisur dhe i rrenuar. Ambasadoret Soreca dhe Borchard te tregojne “ aresyen” dhe SHKAKUN e vertete perse u zbythen nga REKOMANDIMI KYÇ I OSBE DHE ODIHRIT PER ADMINISTRATE ZGJEDHORE????? BURRA QE NUK MBAJNE FJALEN, JANE NJELLOJ SPURDHJAKE PAMVARSISHT SE KU KA LINDUR DHE ÇFAR GJUHE FLASIN. Ky eshte nje PAZAR I PISTE PER TE MOS PATUR REFORME ZGJEDHORE. Mos e trajtoni Shqiperine si shtepine e nje grushti njerezish qe takohen me Ju me nje mal zullume mbi shpine, por VENDIN E 5 MILION SHQIPTAREVE QE DUAN DEMOKRACINE me shume sesa dakortesine mes 3 hajduteve.

Pak ditë më parë, deputetët Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Nimet Musai, zhvilluan një takim me ambasadoren amerikane, Yuri Kim, e cila ka qenë një nga ndërmjetëset për reformën zgjedhore. Murrizi pas takimit, deklaroi se opozita parlamentare nuk do të bashkojë kartonët për reformën zgjedhore, nëse nuk garantohen listat e hapura, vota e emigrantëve dhe ndryshimet në administratën zgjedhore. Gjithashtu opozita parlamentare i dërgoi një letër amabasadorëve që ndërmjetësuan reformën zgjedhore, duke thënë se ndjehen të fyer që nuk u përfshinë në tryezën e bisedimeve.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bernd borchardt luigi soreca myslim murrizi reforma zgjedhore bernd borchardt luigi soreca myslim murrizi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll