Politike

“Dhe pak orë”/ I la dy ditë pa ujë, Veliaj u kërkon durim qytetarëve të Tiranës dhe poston foto nga punimet: Do dyfis

7 Qershor 2020, 17:52 Nga DOSJA
“Dhe pak orë”/ I la dy ditë pa ujë, Veliaj u

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj u ka kërkuar edhe pak orë durim qytetarëve të Tiranës, të cilët mbetën dy ditë pa ujë, për shkak të punimeve në linjën e Bovillës.

Me anë të një fotoje të publikuar në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se këto punime do të dyfishojnë prurjet në Tiranë.

Edhe pak orë punë, mirënjohje kolegëve të Ujësjellës Tiranë. Linja e re nga Bovilla bashkë me impiantin e ri, investime të nevojshme prej dekadash, që dyfishojnë ujin në Tiranë,”- shkruan Veliaj krah një fotoje ku shihen punëtorët e Ujësjellësit.

Ditën e premtë, UKT-ja njoftoi të gjithë banorët e Tiranës se kjo fundjavë do të kishte mungesë uji për shkak të punimeve. Pa caktuar një orë, banesat që furnizohen nga Bovilla, kanë mbetur pa ujë të shtunën dhe të dielën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj tirana pa uje erion veliaj tirana pa uje

Sondazh

Poll