Politike

Dalja e Lanës nga shtrati dhe përmbytja e Tiranës, Malltezi akuzon Veliajn: Nuk do të shpronësojë ortakun e Taulant Ballë

7 Qershor 2020, 13:29 Nga DOSJA
Dalja e Lanës nga shtrati dhe përmbytja e Tiranës, Malltezi

TIRANË- Shirat e rrëmbyeshëm të ditës së djeshme në kryeqytet bënë që Lana të dalë nga shtrati dhe të përmbysë disa zona të Tiranës, mes të cilave edhe “Pallati me Shigjeta”. Drejtori i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka zbuluar se përse në Tiranë vijon të jetë një situatë e tillë.

Në një postim në Facebook, Malltezi akuzon Veliajn, se nuk ka zbatuar planin e adaptimit ndaj ndryshimeve klimaterike, pasi preket prona e biznesmenit Edmond Bego, të cilin PD e akuzon për lidhje me kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Postimi i plotë

Shperthen Lana dhe permbytet Tirana tek pallati me shigjeta vec per interes te Tualet Begos.Plani i Veprimit te Tiranes per Adaptimet ndaj ndryshimeve klimatike ka 5 vjet qe “fle” ne Bashkine e Tiranes. Nese Bashkia do punonte per qytetaret e jo per xhepin e tualetit, ne 5 vjet do kishte adresuar shumicen e sugjerimeve me shembuj qe jane paraqitur. Per te shpetuar daljen e Lanes dhe permbytjen e qytetit tek pallati me shigjeta, ekspertet e huaj dhe vendas bazuar ne literature kane sugjeruar (i) zgjerimin e shtratit te lanes me zona buferike nga dy anet, (ii) modifikimin e Planit te Tiranes ne kete segment ne menyre qe lana te mos vijoje ne menyre te drejte por te vijoje me dredha dhe zona buferike, (iii) shpronesimin e tokave prane lanes qe te lejoje per zgjerimin e lumit sa here te kete reshje te medha. Keto veprime do mundesonin edhe rritjen e kapacitetit mbajtes se shtratit te lanes (nuk del uji nga shtrati edhe nese dyfishohet volumi I ujit) edhe zvogelimin e shpejtesise se rrjedhjes se ujit ne shtratin e lanes nese do jete me dredha si rrjedhje natyrale dhe jo i drejte (rrjedhe artificiale). POR kjo detyron Bashkine qe nje pjese toke e kaparisur nga ortaku i tualet balles (atij me te cilin tualeti ka kryer 57 udhetime perfshi me avion privat) te shpronesohet per interes publik, sic eshte mbrojtja nga permbytjet. Per fat te keq, Bashkia e Tiranes ne vend qe te zbatonte Planin e Veprimit per Adaptimet ndaj ndryshimeve klimatike dhe te shpronesonte nje pjese toke nga ortaku i tualetit per interes publik, beri te kunderten, pra mbajti vije te drejte te rrjedhes se lanes POR e zhvendosi me ne Jug qe mos i prekej asnje cm2 toke e kaparisur ortakut te tualetit! Per pasoje, sa here ka shira lana del nga shtrati dhe permbyt rruget tek zona e pallatit me Shqigjeta si ne foto. Ne kete vend ekspertizat profesionale me bashkepunim mes eksperteve vendore dhe te huaj zene merimanga ne raftet e bashkise. Na rrofte propaganda, se ne terren kemi permbytje edhe me shira vere.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike abi malltezi permbytja e tiranes taulant balla abi malltezi permbytja e tiranes taulant balla

Sondazh

Poll