Aktualitet

Meta e cilësoi Suedinë si kampion i demokracisë, ambasadorja suedeze: Do të vazhdojmë të bëjmë çmos për…

6 Qershor 2020, 13:10 Nga DOSJA
Meta e cilësoi Suedinë si kampion i demokracisë, ambasadorja

SUEDI– Sot në Ditën Ndërkombëtare të Suedisë, ambasadorja suedeze Elsa Hastad ka reaguar pas urimit që presidenti i vendit tonë Ilir Meta i dërgoi Mbretit Carl XVI Gustaf në këtë ditë të veçantë.

Përmes një postimi në Twitter ajo ka ripostuar letrën e Metës, ku ndër të tjera thuhet se Suedia është vendi kampion i demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Ndër të tjera ambasadorja e falenderon Metën, duke shtuar se do të vazhdojnë të bëjnë çmos për të qëndruar si kampion i demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

“Ju faleminderit shumë President Ilir Meta. Ne do të vazhdojmë të bëjmë çmos për të qëndruar si kampion i demokracisë dhe të drejtave të njeriut.”-ka shkruar Hastad.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elsa hastad ilir meta elsa hastad ilir meta

Sondazh

Poll